Ferdinand Pal Gjini

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Ferdinand Pal Gjini

Më: 23 qershor 2016 Në ora: 00:59
Sot më 23.06.2016 u bënë 2 vite nga ndarja e më të dashurit tonë

Sot më datën 23 qershor u bënë 2 vite kur dielli u ndal për ne, ku lulet nuk kanë më aromë, ku jeta jonë mori një kahje tjetër.

Ishte ditë e hënë, ora 8 e mëngjesit kur ajo dorë e mallkuar të tradhtoi dhe të qëlloi me plumba pas shpine duke na lënë mua vajzën tënde Luizen dhe nënën time në mes të rrugës.

E mallkoj o Babi atë dorë që ta mori jetën.Mua mi helmoi ditët e fëmijërisë dhe nënës ia shëmtoi ditët e rinisë, por ti BABI pusho i qetë , ne do ta ngushëllojmë njëra tjetrën.

Po të betohem o BABI pasha lotin që na rrin në sy, pasha emrin jetime që ma lanë do ti mallkoj në çdo kohë dhe në çdo vend.

Të kujtojmë dhe kurrë nuk të harrojmë: Unë vajza jote Luiza dhe bashkëshortja Marija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat