U bënë 4 muaj pa Ty i dashuri Vëlla
Nga mërgimi erdha prapë në vendlindjen time , por asgjë nuk është siq ishte dikur.
Dora jote asnjëherë më nuk do ta hapë derën e shtëpisë sime të më përshëndes nga rruga e largët.
Pa praninë tënde jeta na u shëndrrua në dhembje,zbrazëti dhe lotë.
Shumë vështirë qenka të shkruhet përkujtimi për Ty vëllau im I dashur , ashtu siq është vështirë të pajtohemi me mungesën tënde.Nuk kalon as edhe një ditë pa të kujtuar dhe pa të përmendur.
Fjalët e mira , këshillat e arta dhe sjelljet e tua shembullore , do të na shërbejnë si udhërrëfyes në jetë.
Ishe njeri I urtë,i drejtë dhe shumë njerëzor.
Të tillë do të mbajmë në mend përgjithmonë.
E përkujtojnë me mallë në zemër: Vëllau Bajrami me bashkëshorten Gjylin,vajzat Blerina, Bulza, Erza, Adisa si dhe motrat Ziza, Kumrija dhe Gjylfidoni.