Nikoll Tun Gjokaj, Trakaniq

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Nikoll Tun Gjokaj, Trakaniq

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 23:51
Nikoll Tun Gjokaj

Sot me 28.08.2016 bëhen 10 vite nga vdekja e babin tonë të dashur.

Edhe pas 10 vitesh ende të freskëta i kemi kujtimet për ty me i dashuri Baba Nikoll. Kaq shpejt kaluan këto vite dhe ne ende nuk jemi pajtuar se nuk je ne mesin tonë, baba i dashur. A sikur te ishe gjallë edhe sot në mesin tonë, dhe te shijoje vetëm një ditë pallatin që kanë ndërtuar djemtë e tu, zemra do të bëhej mal nga mallëngjimi dhe mburrja. Ne do te ishim me të lumturit e botës.

Ti nuk je në mesin tonë vetëm fizikisht sepse në zemër dhe mendjen tonë ti gjithmonë do të jesh, dhe jemi krenarë me tiparet e tua njerëzore, bujare dhe humane. Ti ishe një prind, dhe edukator i shkëlqyer. Ti ishe plot gjallëri, prandaj mburrem që të patëm te tillë. Pushofsh në paqe Baba Nikoll, të qoftë i lehtë dheu mbi varr.

Të përkujton vajza e dashur Naqja, bashkëshorti Martini, fëmijët Petriti, Besjana, Alberti dhe Diana.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat