Fadil Hasan Bala

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Fadil Hasan Bala

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 08:37
Fadil Hasan Bala

Baba i ynë i shtrenjtë

Tash e 6 vite një pjesë e madhe e e çmueshme i mungon jetës tonë, e kjo je TI Babi. Kemi aq shumë për të thënë, sa që çdo fjalë që e them na djeg nga pak shpirtrat tonë.

A s’patëm edhe ne të drejtë si të tjerët që të jetojmë rininë tonë, apo ishte besimi aq i madh tek ne, sa qe na le pas aq te ri.

Ndjejmë mungesën tënde në çdo moment.

Babi çdo gjë do të bëhet, do të shkoj në vend

siç e deshte gjithmonë, çdo hap çdo llogari e bëjmë me TY, që ti të flesh i qetë.

Ishe një Baba, një Bashkëshort dhe një Gjysh që na

I le Zemrat me një boshllëk te madh

Do te mburrem me ty gjithë jetën që të kishim

Do të mbetesh i pa harruar dhe i pa vdekshëm në mesin tonë.

Me respekt dhembje dhe mall për TY të përkujtojnë Bashkëshortja Gjylsimja

Djemtë: Diamanti me bashkëshorten Miranden, Fëmijët Brilanti dhe Rubini, Burimi me bashkëshorten Anilen, Femijet Alinen dhe Lianin

Vajzat: Mimoza me bashkshortin Bashkimin, Fëmijët Fiona dhe Floriani, Sorkadhja me djalin Agonisin, si dhe mbarë Familja Bala nga Zvicra dhe Gjakova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat