Arbër Rexhepi

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Arbër Rexhepi

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 00:29
Arbër Rexhepi

Kaloi 1 Vit  i mbushur plot e plot dhembje e shum mallë për Ty Arbër. Ishte shumë e veshtir çdo dit e më shumë të ballafaqoheshim me dhembjen e ikjes tënde përplot 1 Vit nga kjo botë. Malli për Ty vetëm sa na e kaplon shpirtin. Dhembja vetëm sa vjen e shtohet edhe më shumë. Por të mbajmë të lidhur fort në mendime dhe kujtimet që na i le pas në këtë botë. 

TI je afër edhe pse ne nuk të shohim TY, Ti je me ne edhe pse je larg atje lart në qiell, TI je në zemrat tona , në kujtimet tona, dhe gjithmonë në jetën tone ARBËR. Çdo gjë e jotja të mban të paharruar tek ne nëkëtë botë. Zëri yt do mbetet gjithmonë tingëllima e shushurima më e mirë në veshët tonë. Fytyra jote Imazhi më i bukur që mund të egzistoj, sjellja jote qe i bëre te mira çdo kujt në këtë botë, të qeshurat e tua mbeten qetësi e shpirtit tonë, edhe pse nuk je më në mesin tonë  veprat e tua nuk kanë  Fund dhe të mbajn përherë  të gjallë me ne në këtë botë. Ne familja jote të kujtojmë me mallë e me lot në sy dhe jemi pergjithmonë krenarë që të kishim Ty per Djalë ARBËR ...

Të kujtojmë me shumë mallë: 

 Babi Neziri, Nani Mirveti, Motrat Albulena, Albina dhe Agnesa, Vëllau Albini dhe Nipi Froni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat