Mehdi (Hamdi) Olluri

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Mehdi (Hamdi) Olluri

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 11:29
Mehdi (Hamdi) Olluri

Janë bërë pesë vite pa ty, bashkëshort dhe baba i dashur. 5 vite në të cilat asnjë moment nuk kalon pa të kujtuar dhe si gjithmonë ndjenja që mbizotëron kujtimin është malli. Malli i pafund i cili është prezent në çdo hap, në çdo lëvizje dhe në çdo gjë që përjetojmë.

Po aq sa malli dhe dashuria, po aq e fortë është edhe ndjenja e krenarisë që kemi pasur nderin të të quajmë ty Baba. Sado që na është copëtuar zemra dhe sado që kurrë nuk do të përjetojmë gëzimin e plotë ashtu si e përjetonim kur ishe ti me neve, ishe ti ai që me shembullin tënd na mësove kurajon, forcën dhe vendosmërinë, ishe ti ai që na mësove të mos dorëzohemi kurrë dhe të mbajmë kokën lart.

Janë këto virtyte, është dashuria dhe ngrohtësia jote, që gjithmonë do të na mbajnë gjallë dhe përmes të cilave edhe Ophelia e vogël do ta njohë e do të mësojë për gjyshin e vet. Edhe pse nuk pati fatin të ndjejë ngrohtësinë e përqafimit tënd, ajo e dinë që të ka ty engjëll mbrojtës në qiell që gjithmonë do të kujdesesh për të.

Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur atë që ndijejmë. Sa të jemi gjallë do të të kujtojmë me mall, dashuri dhe krenari. Bashkëshortja Xhemilja, fëmijët Mirjeta, Mentori, Liridoni dhe Egëzona dhe mbesa Ophelia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat