Bislim (Metë) Lulaj

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Bislim (Metë) Lulaj

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 00:28
Bislim (Metë) Lulaj

Sot u bënë 10 vite pa më të dashurin tonë

Kaluan plot 10 vite dhe ne ende zgjohemi në mëngjes me shpresë se ishte veç një ëndërr e keqe , por kjo ëndërr vazhdon të na marrë shpirtin  ngadalë.

Po të shohim çdo natë duke ta marrë shpirtin kjo sëmundje mizore , pse moj sëmundje kështu veprove , pse të birit tonë lumturinë dhe rininë i'a shkurtove ?

Respekti për familjen dhe njerëzit për rreth të bënin të veçantë  nga të gjithë , ishe i dashur për të gjithë dhe shembulli më i mirë si duhet të jetë një djalë , një vëlla , një bashkëshort dhe një baba . Por nuk arrite t'ia dhurosh atë dashuri Zanës së vogël .

Jemi krenarë dhe do të mbetemi përgjithmonë që kishim një Luan si Ty .

Të përkujtojnë me dhimbje të thellë e me lotë në sy: Baba Meta, Nëna Gjyka, bashkëshortja Arlinda, vajzat Adonisa, Anduena dhe Zana e vogël, vëllezërit Bajrami, Besimi, Bujari, Visari e Avnija, motrat Fatbardha, Jehona, Fatimja, si dhe mbarë farefisi i gjerë nga Rugova, Gjermania, Irlanda, Zvicra, Austria dhe Amerika.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat