Gjergj P. Lleshaj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Gjergj P. Lleshaj

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 00:26
Gjergj P. Lleshaj

Sot, më 16.12.2016 bëhen 10 vite nga ndarja fizike e më të dashurit tonë

Vitet po kalojnë shpejt, mirëpo malli për ty sa vjen e shtohet.

Shpirti yt që kërkonte më shumë dritë është mishëruar në qenien tonë.

Shëmbëlltyra dhe vepra që ke lënë pas për familjen dhe më të dashurit e tu, të bëjnë për të jetuar përgjithmonë.

Jemi krenarë që të patëm aq të urtë, aq të dinjitetshëm dhe më shumë njerëzor.

Virtytet e tua të larta, fjalët dhe këshillat që na i ke lënë në jetën mëtutjeshme do t'i ruajmë dhe kultivojmë gjatë tërë jetës.

Do të mbetesh kujtim i përhershëm në mendjen dhe zemrat tona.

Pushofsh në paqe!

Me mall të përhershëm të përkujtojnë: djemtë Marjani, Lushi, Jaku, si dhe vajza me familjet nga Zllakuqani dhe Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat