Bajram Ali Jagoda

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Bajram Ali Jagoda

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 00:34
Bajram Ali Jagoda

1 vit pa ty ...

Babi isha sot tek varri yt, te fola aq shumë me erdhi loti në sy, u ula pran teje dheun ta mora në dorë ju drejtova zotit pse babin ma ke marrë .....                                                

Te fola aq shumë sa zemra filloj me vajtoj pse edhe sot në prag të festave s’mund të të përqafoj.

Babi pse nuk më fole? Pse lotin s’ma fshinë?

Pse si dikur kur ishe me mua s’ma ndale dhimbjen.        

Sot të pyeta pse ike prej kësaj bote, loti me pikoj mu tek koka jote ...                                                  

Po më mungon babi shumë, kam shumë mall po më mungon ajo kohë kur veç me fjalë çdo dhimbje ma ke ndal.  Po me mundon buzëqeshja jote, prania jote qe më ka fal dikur lumturin e kësaj bote. 

Me mall të kujtojnë Nëna, bashkëshortja Sevdija, vajza Arbijosa, djali Ali, vëllezërit me familje, motrat me familje dhe mbar familja Jagoda

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat