Hala Kabashi

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Hala Kabashi

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 00:31
Hala Kabashi

Sot, me 30 dhjetor 2016 u mbush plot një vit nga ndarja prej nesh, e nënës, e gjyshes sonë të dashur

E dashura nënë e gjyshe. Ishte një vit i pikëlluar ky, që kaluam dhe zemrat tona janë me mall për TY. Ti ishe simbol i së mirës, dashurisë e dhembshurisë, sa që e kemi të vështirë të mësohemi me faktin se të mori zoti për vete ene na la nënë peshën e dhimbjes.

Ne gjyshe i mbajmë sytë akoma tek dera se një ditë do kthehesh përsëri, të kthehesh tek shtëpia ku vija rrallë, por e dija se do ishe aty. Një ditë vërtetë e di se do të t ‘gjej midis emrave, midis fytyrave; Por jo, jo gjyshe ti s’mund të kesh ikur ti me ne do jetosh sado larg të jesh. Na mungon të gjithëve.

E përkujtojnë me mall: Mbesa: Miranda Muçaj, djemtë: Nimani, Xhevati, vajzat: Elfeti, Ganimeti, Zyrafeti, Mehrija, Vjollca, nipat e mbesat si dhe mbarë farefisi Kabashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat