Arbër R. Dina

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Arbër R. Dina

Më: 6 janar 2017 Në ora: 00:01
Arbër R. Dina

Sot më  06.01.2017 u bënë 2 vjet nga ndarja e më të dashurit tonë

Kur këmbët e vdekjes shkelin në një pjesë të rëndësishme të jetës tënde ,për të marrë një pjesë zemre , jeta jote ndryshon përgjithmonë. 

Vdekja e ka hijen e rëndë. Aq të rëndë  sa të errëson pamjen fillimisht. Papritur miqësohesh e armiqësohesh me përgjigjet e një milion pyetjeve që fillojnë me "PSE?". 

Fotografitë i ke edhe ngushëllim edhe dhimbje. Kujtimet i ke mik dhe armik. Pendimet te bëhen pjesë të shpirtit, aq sa, as për detaje nuk arrin ta falesh veten.
Bota thotë: kalon me kohën. Mandej edhe ti ja thua vetes çdo natë , kur lotët nuk t'i lenë sytë të mbyllen , edhe pse nuk beson.

Nuk kalon. Malli rritet, pendimet po ashtu. Gëzimet janë të zbehta.... kujtimet e mira po ashtu . Ti fillon ta duash vetminë sepse çkado që flet me të tjerët është veq se pjesë e vogël e dhimbjes tënde - asaj dhimbje që nuk dëshiron ta ndash po as ta mbash për vete. 

Më ndodh pikërisht kështu që nga dita kur Ti ike, ditën  kur qielli mu errësua, dyert u mbyllën, zhurmat heshtën, dhe bota sikurse ra në një gjumë të thellë, Ti prape vjen në mendimet e mija për të më dëshmuar se nuk ka tingull që do të më lumturoj më shumë se sa zëri yt dhe nuk ka ëndrra që do më shuaj mallin e përditshëm. Të falënderoj që më ke lënë kujtime të ngrohta , i shfrytëzoj si mbulesë, sa herë që takohem me pjesën e akullt të botës. Po nuk të falënderoj që më le në kohët kur ngrohtësia jote më duhej e gjallë! Prehu i qetë engjëll.


E përkujtojnë me mallë : Albert Neziri, Gazmend Dina, dhe Taulant Dina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat