Arbër R. Dina

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Arbër R. Dina

Më: 6 janar 2017 Në ora: 00:04
Arbër R. Dina

Sot më 06.01.2017 u bënë dy vite që ike në një botë pa kthim.

I dashuri Arbër, po kalojnë ditët, muajt dhe vitet e malli veç po shtohet. Po na mungon TI dhe çdo gjë e jotja, dashuria, respekti, mirësjellja, kujdesi, butësia, zemërgjerësia, zëri dhe buzëqeshja jote e ëmbël.

Jeta na sprovoi me humbjen tënde i dashuri Arbër, e ne po mundohemi përkundër dhimbjes të gjejmë forcën për të vazhduar tutje edhe pse jetës tonë i ka humbur bukuria e saj pa TY. 

Po na shterojnë fuqitë për të ecur tutje, por po mundohemi të mbahemi tek shpresa që rrugëtimi ynë tek TI do të jetë xheneti dhe që të gjithë një ditë do të jemi bashkë përsëri. Do të na mungosh përjetësisht shpirti i shpirtit tonë. 

Të duam dhe të përkujtojmë përgjithmonë me mallë dhe dashuri : Babai Ramizi, nëna Resmija, bashkëshortja Besarta, motra Arbresha, vëllau Isufi dhe mbarë familja Dina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat