Dr. Nue ( Nikollë ) Gegaj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Dr. Nue ( Nikollë ) Gegaj

Më: 7 janar 2017 Në ora: 00:22
Dr. Nue ( Nikollë ) Gegaj

Më 7 Janar bëhen 8 vite pa babanë , vëllaun , bashkëshortin dhe kunatin tonë të dashur 

Na pyeten si jeni ? Ju pergjigjem : Sot , si 8 vitet e kaluara , si 100 vitet e ardhshme ... njësoj , njësoj ...

ndoshta vetëm edhe më shumë të djegur e të shkrumbuar në shpirtë nga malli për Ty , fort i dashuri Babi .

E prapë ndodhemi këtu para janarit të ftoftë e të pa mëshirshëm që gëzimet e jetës sonë i ndali mu në ditën  e shtatë të tij . Ti na premtove përjetësinë Babi , por harrove se edhe vet jeta është një përkohëshmëri !

E ne nuk të mbajmë mëri , por çdo moment të kujtojmë dhe mundohemi ta jetojmë me Ty .

Por  Ti jeton me ne sepse shpirti yt që kerkonte më shumë dritë është  mishëruar tek ne.

Prej teje i dashuri Babi mësuam që mërzisë mos t'i lejmë  vendë në jetën tonë e të jemi faleminderues për çdo moment qe na e dhe ne kete botë . Per kete arsye , ne ardhmerin e shohim perpara ndersa Ty te gjalle në zemrat tona. Me te vertet humbem nje baba dhe mjek shembullur por parajsa fitoje nje engjull madheshtore.

Me shumë mallë të perkujtojnë: bashkshortja Martja , femijet Arta , Kristina , Anita , Arbri dhe Ariani, vellezrit Pjetri dhe Nika, motra Pashkja, kunatat Prena, Antoneta dhe mbarë familja Gegaj nga Shpenadia  dhe Zvicrra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat