Tafil ( Qazim ) Mazrekaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Tafil ( Qazim ) Mazrekaj

Më: 14 janar 2017 Në ora: 00:20
Tafil ( Qazim ) Mazrekaj

Sot më 14.01.2017 u bënë 4 vite pa më të dashurin tonë

Jeta na sprovoi me humbjen tënde, e ne po mundohemi përkundër dhimbjes të gjejmë forcën për të vazhduar tutje edhe pse jetës tonë i ka humbur bukuria e sajë pa TY.

Po na shterojnë fuqitë për të ecur tutje, por po mundohemi të mbahemi tek shpresa që rrugëtimi ynë tek TI do jetë xhehneti dhe që të gjithë një ditë do të jemi së bashku përjetësisht.

Edhe pse kaluan 4 vite ndjenja dhe malli është i njejtë kur flasim për TY. Për dallim nga herat tjera sot s’dua  të mërzitem do të kujtojmë duke qeshur kur e di që je rehat aty në Parajsë, je në vendin e duhur sepse zemra jote e bardhë i takon atij vendi. Shpresojmë që je mir dhe na vëzhgon nga lartë, shpresojmë të kem trashiguar nga TI durimin, zgjuarsinë dhe humanitetin. 

Prandaj i dashuri ynë edhe pse lotët nuk pyesin rrjedhin pa mbarim, ne do të kujtojmë si njeriun më pozitiv që kem takuar në jetën tonë.

Emri yt së bashku me veprat tua do të mbesin gjithmonë të paharrueshme për ne.

Të përkujtojnë me mallë : Bashkëshortja, djemt, vajza dhe mbarë familja MAZREKAJ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat