Me 20.01.2017 bëhen 1 vjet pa me të dashurën tonë.
Viti kaloj nënë e dashur, por jo dhimbja për ty! Ishe dhe je edhe sot krenaria jonë! Na rrite në mënyrën më të mirë që një nënë mund të rris dhe të edukoj fëmijët e vet, u mundove e vuajte shumë! Ishe nënë, ishe baba, ishe shoqe e gjithçka për ne! Çdo ditë na urove me lumturinë e botes! Edhe pse ishim pak, edhe pse nuk ishim bashkë, ngrohtësia e dashuria jote gjithmonë na mbajtën të bashkuar! Të kujtojmë çdo ditë si nënë të fortë, si këshilltare të mirë, e fjalët tua të mira çdo ditë na përcjellin edhe tani! JE MOTIVI JONË!
Me dhimbje në zemër dhe mall të pashuar të kujtojnë: Vajzat Floria, Lirija, djali Imeri dhe nipat e mbesat si dhe mbarë farefisi nga New Yorku, Gjermania, Zvicra dhe Austria.