Iljaz Hajdari

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Iljaz Hajdari

Më: 21 janar 2017 Në ora: 00:25
Iljaz Hajdari

Teksa filloj të shkruaj ndiej lotët që më rrëshqasin faqeve. Është përsëri kjo kohë e veçantë e vitit, përsëri. Dita kur koha duket sikur ngrin dhe e gjithë bota jon vërtitet rreth një momenti. Dita kur asgjë nuk duket se përbën interes për ne, përveç kujtimi për Ty.

Asnjë ditë nuk kalon pa të pasur Ty në mendjet tona, portreti Yt na zgjon të gjitha kujtimet. Sa shumë na merr malli për ty Babi e Gjysh i dashur. Në vesh kem zërin tënd të regjistruar, në mendje jetën dhe kujtimet e përbashkëta.

Ngado që shkojmë para syve na shfaqesh Ti, dashuria të ringjall kudo Babi i dashur. Dhimbja që mbetëm pa Ty është e madhe, ike duke na lënë të përlotur, por krenarë që patëm një Babë të dashur dhe bujarë, i cili na edukoi dhe na mbolli dashurinë për familje dhe atdhe. Bashkë me dhimbje dhe pikëllim është edhe krenaria që ndjejmë për Ty Babi.

Veprat e tua humane dhe besnikëria e fjalës së dhënë e punës së bërë na bën që të mburremi me Ty Babi i dashur. Faleminderit për të gjitha të mirat e tua dhe dashurinë që na fale. Do të jetosh në zemrën tonë deri në momentin kur ajo të ndalon së rrahuri dhe të bashkohet me Ty.

Me mall dhe dashuri të pafund të përkujtojnë: bashkëshortja Fatimja, vajza Albiona me bashkëshortin Aliun dhe mbesën Liyana Amara, djali Armendi me bashkëshorten Valentinën dhe nipin Niki, djali Arditi me Artën si dhe familja Hajdari nga Gjilani dhe Zvicra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat