Fisnik Hajdari Niki

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Fisnik Hajdari Niki

Më: 21 janar 2017 Në ora: 00:31
Fisnik Hajdari Niki

Zemra kur copëtohet e shpirti thellë vajton për djalin, vëllain e xhaxhin tonë që pa masë po na mungon. Ah Biri i dashur me mërzi jetoj edhe natën kur më merr gjumi, bashkë me të unë jam. Ah sikur të mund të takohemi edh njëherë të vetme, qoftë edhe vetëm një minutë, do të mjaftonte që të shuajmë sadopak mallin dhe dhimbjen që kemi për Ty. Nëse ky mall utopik do ta kthente dikë sërish në këtë botë, do të ishe ti Engjëlli i ynë.

Zemrat tona çdo ditë e më shumë ndjejnë mungesën tënde, sepse ishe i dashur për të gjithë. Vështirë është të gjej fjalë për të shkruar, sepse çdo shkronjë është e mbështjellë me lot. Kaluan 14 vite e do të kalojnë edhe shumë vite tjera, për ne do të mbetet gjithmonë e njëjta zbrazëti. Jetojmë me kujtime të papërfunduara, me atë dashuri që kishim së bashku. Jeta nuk është e njëjta pa ty Fisnik.

Sa shumë na mungon ajo buzëqeshje e jotja e ëmbël dhe e ngrohtë. Gjithmonë do të mbetesh i atillë në zemrat tona Niki. Mungesa jote është një zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, kurse kujtimi dhe malli janë bërë pjesë e jetës sonë. Jemi larg teje, për përvjetor tek varri nuk mund të vijmë, të dërgojmë lule prej së largu është kujtimi i ynë.

Me mall dhe dashuri të pafund të përkujtojnë: nëna Fatimja, motra Albiona me bashkëshortin Aliun dhe mbesën Liyana Amara, vëllau Armendi me bashkëshorten Valentinën dhe nipin Niki, vëllau Arditi me Artën si dhe familja Hajdari nga Gjilani dhe Zvicra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat