Blerim Ramok Gjevukaj

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Blerim Ramok Gjevukaj

Më: 21 janar 2017 Në ora: 00:38
Blerim Ramok Gjevukaj

Sot më 21 Janar 2017 u mbushen një vit që kur ike nga kjo botë pa kthim. Nga ai moment gjithçka ndryshoj, asgjë nuk është si dikur. Po kalojnë ditët, muajt dhe viti e malli për ty veç sa po shtohet. Një vit na u bë një shekull. Vështirë te gjejmë fjalë për mungesën tënde.

Vdekja të mori shumë herët, por TI gjithmonë do te jesh në mendjet dhe zemrat tona. JU gjithmonë do te kujtoheni e kurrsesi te harroheni, veprat tua na e bëjnë të pamundur  më të harru as edhe për të vetmin sekondë. TI do të kujtohesh më fuqinë më të madhe familjare dhe shpirtërore.

Të qoftë i lehtë dheu i Rugovës që aq padrejtësisht të mbulon.

Të përkujtojmë më shumë mallë, Babai Ramoku, Nëna Kumrija, Vëllezërit Esati, Ersani, Visari më Familjet e tyre,  si dhe binjaku yt Burimi, Motrat Makfirja dhe Arta më familjet e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat