Hasan (Jakup) Alidema

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Hasan (Jakup) Alidema

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 00:15
Hasan (Jakup) Alidema

Sot, më 01.02.2017 bëhet një vit pa babain tim

Kaloi një vit që u ndave prej nesh , por dhembja është si e ditës së parë. Gjithçka ndryshoi pas vdekjes sate , asgjë nuk është si dikur kur ishe Ti. Sikur të mund të takohemi vetëm edhe një herë e të bisedonim e ti qanim hallet si dikur.. dhe ta shuajmë mallin Babë e bijë. Ti nuk gjendesh në mesin tonë, më mungon shumë por edhe krenohem me virtytet e tua të larta që i pate: mirësinë, bujarinë, fisnikërinë, burrërinë, besën dhe solidaritetin që gjithkund ke lënë gjurmë të pashlyera me punën dhe intelektualitetin tënd të pa shoqë.


Për mua Baba je i pavdekshëm dhe gjithmonë krenohem me Ty dhe për Ty !


Babait tim !


Të shkruaj sot o Babë,
të vij pranë atij varri ,
të tregoj se vajza jote ,
është djegur nga malli ..

Besën që ta dhashë,
e mbajë e nuk e shkeli kurrë,
se gjithmonë më thoje
ty të kam sikur burrë!

E përkujton: Vajza Hejdije Alidema - Gashi me familje nga Prishtina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat