Gentian Osman Tafa – Tolaj

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Gentian Osman Tafa – Tolaj

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 00:40
Gentian Osman Tafa – Tolaj

Sot është ditëlindja jote o engjëlli më i bukur i gjithë qiellit...


Më shumë mall e lot në sy përmes diellit e hënës që mbi varrin tënd ndriçojnë nga larg ditëlindjen ta uroj.
Me fal që nuk jam afër biri im, te varri të vij e të vizitoj, lule e shumë puthje t’i dhuroj, e n ’gurë të varrit me ty t’ bisedoj.
Me fal Genti, me fal...!
E kujtoj buzëqeshjen tënde që gjithë jetën ma ndriçonte me gëzime.
Tani çdo gjë pa ty Genti është e pakuptimtë.
O zot, a nuk mendove hiq për mua kur ma more birin tim, bashkë me të more edhe shpirtin tim!
Sot nuk mund ta festojmë ditëlindjen tënde së bashku, por mami, babi e Abi të urojnë nga larg.
Gëzuar ditëlindjen Genti
Shpirti yt u preftë në paqe.

Gjithmonë në zemrat tona: Babai Osmani, nëna Violeta dhe vëllau Arbëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat