Arber Rexhepi

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Arber Rexhepi

Më: 9 mars 2017 Në ora: 00:11
Arber Rexhepi

Një vit e gjysmë pa Arbrin tonë, engjëllin që dikur e kishim në mesin tonë të lumtur dhe i plotfuqishum për të jetuar jetën që është akoma  e pa besueshme ta pranojmë që Ti tani je larg nga ne në qiell,dhe tani qe u bënë një vit e gjysmë  në vendin tënd, shoqëruesi i jonë është bërë dhimbja për Ty që na u shfaq që nga momenti i ndarjes nga Ty, dhe ndarja nuk ka fjalë, atëherë heshtja na u është bërë lot, kurse loti na u bë vetëm mallë.

Tani vetëm në kujtime dhe ëndrra na ke mbetur i gjallë o më i dashuri ynë.

Do kalojnë edhe shumë muaj, vite dhe dekada të tjera, por nuk do e ndjejmë veten ashtu si ishim dikur, ashtu si valët e detit ne u tretëm kur dheu u hedh mbi trupin tënd kuptuam edhe se sa e pavlerë do të jetë kjo botë pa më të dashurin e familjes tonë, pa ARBËRIN tonë.

Do të mbetesh gjithmonë kujtimi më i shtrenjtë dhe më i dhimbshëm në zemrat tona.

E përkujton Familja REXHEPI

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat