Valbona (Gashi) Krasniqi

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Valbona (Gashi) Krasniqi

Më: 17 mars 2017 Në ora: 00:24
Valbona (Gashi) Krasniqi

Ishim të lumtur kur të kishim pranë, por vdekja tinëzore trokiti herët në portën tonë,

dhe të mori atëherë kur askush se priste Valbonë, o engjëlli ynë i dashur!

Të mori, kur të prisnim të kalonim edhe shumë pranvera me Ty.

Por Ti shkove përjetësisht në amshim duke na lënë vetëm kujtimet.

Po na mungon shumë shpirti ynë i dashur . 

Thonë se koha shëron plagët,  por dhimbja për Ty mbeti peng.Shpirti pa Ty nuk po qetësohet.

Edhe pse ke shkuar në pakthim, zemra jonë po lëngon e ne nuk po mund të pajtohemi me humbjen tënde.

Më 17 Mars mbushen 4 vite që mbetëm pa Ty , por ti jeton ende në zemrat tona, Ti gjithmonë do të mbetesh pjesë e jetës sonë deri në amshim.

Jeta pa Ty ka humb kuptimin e vërtetë Valbonë.

Ti ishe shpirti ynë i bardhë, o engjëlli ynë i rrallë, jeta pa Ty nuk kalohet.

Të përkujtojmë me mallë.

Të përkujtojnë: Babai Dina, Nëna Xheva, vëllau Sahiti me bashkëshorten Jehonën dhe vajzat Sionën e Rinën, Enduina dhe vëllau i vogël Bardhi si dhe familja nga Barani e Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat