Kaluan katër vite motër e dashur Valbonë, por zemra e motrës nuk po gjen qetësi pa Ty.
Sa larg na treti fati i jetës motër, por dhimbja për Ty na mbeti e freskët si loti në sy.
Dhimbja nuk paska kufi. S'di si ta ngushëlloj veten kur vajzat më pyesin: Nanë, po tezja ku mbeti, ku e kemi tezën tonë që shpesh kur të kthehemi në atdhe ma përsërisin?
Jemi me shpirt e zemër pranë teje, e dashura motra jonë.
Gjejmë prehje vetëm në kujtimet për Ty.
Me mallë të përkujtojmë: Motra Xufa, me bashkëshortin Tafë Ramanaj e vajzat e tyra Enisa e Ersa, djali Eduardi, nga SHBA.