Martin (Engjull) Markaj

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Martin (Engjull) Markaj

Më: 1 prill 2017 Në ora: 09:41
Martin (Engjull) Markaj

Kaluan shumë ditë, shumë pranvera dhe sot u mbushën 10 vite pa ty. Përpiqemi çdo ditë, të gjejmë forcën, dhe ta shpërndajmë tek më të dashurit e tu, por e ndjejmë që nuk po ia dalim dot. Dhimbja për ty, është aq e madhe, saqë çdo ditë pikon pak e nga pak.

Na bëhet sikur jetuam me Ty vetëm një çast, sa t’i mbledhim të gjitha kujtimet bashkë, buzëqeshjet e tua, fjalët e ëmbla, dhe gjithë dashurinë, o i shtrenjtë ynë.

Tërë jetën do të lutemi për shpirtin tënd të bardhë, do të kemi udhërrëfyes të heshtur, do të shohim në ëndrra, dhe do të flasim me ty, me zërin tonë të mekur. Sepse ndryshe nuk dimë, dhe nuk mundemi pa Ty.

Andaj pusho i qetë në paqe, atje ku flitet vetëm gjuha e bukur e Engjëjve.

E kujtojnë me mall: Axha Nikolla, me gruan Luqen, dhe djemtë Gjergjin dhe Filipin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat