Bek (Sefer) Hadërgjonaj

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Bek (Sefer) Hadërgjonaj

Më: 22 prill 2017 Në ora: 00:31
Bek (Sefer) Hadërgjonaj

Më 23 Prill bëhen 19 vite që kur forcat serbe ta shuan jetën

I dashuri Djalë,Vëlla,Axhë , na mungon shumë.

Pa Ty asgjë s'ka kuptim,as emocione më edhepse s'të shohim Ti do të mbetesh në mendjen dhe në zemrat tona gjithmonë.

Mungesa jote po rritet çdo ditë e më shumë , ndërsa kujtimi për Ty na jep forcë.

Kaluan shumë ditë,shumë pranvera dhe sot u mbushën 19 vite pa Ty.

Dhimbja për Ty është aq e madhe saqë çdo ditë pikon pak e nga pak , tërë jetën do të lutemi për shpirtin tënd të bardhë.

Do të kemi udhërrëfyes të heshtur , do të shohim në ëndrra , do të flasim me Ty,me zërin tënd të bukur,sepse ndryshe nuk dijmë dhe nuk mësohemi pa Ty.

Me dashurinë më të madhe që mund të ketë njeriu për djalin,vëllaun,axhën.

Me mallin më tëmadh që mund të ketë zemra për pronarin e saj.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës !

Me krenarinë më të madhe të kujtojmë sot e përgjithmonë : Mbarë Familja Hadërgjonaj nga Sllupi i Deçanit dhe Zvicrra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat