Kreshnik Rama

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Kreshnik Rama

Më: 22 prill 2017 Në ora: 00:45
Kreshnik Rama

Kur këmbët e vdekjes shkelen në një pjesë të rëndësishme të jetës tënde , jeta jone ndryshon përgjithmonë. 

Vdekja e ka hijen e rëndë. Aq të rëndë  sa të errëson pamjen fillimisht. Papritur miqësohesh e armiqësohesh me përgjigjet e një milion pyetjeve që fillojnë me "PSE?". 

Ty të mori Zoti, se te deshti pranë, të mori për engjëll, ndaj dhe bashkë u ndamë. Çdo dite kur zgjohemi sytë i lajm me lotë, akoma s’na besohet qe ike nga kjo botë.

Po shkruajmë përsëri  me këtë  laps që na është bërë dëshmitar i plagës dhe i lotëve tanë, mbi këtë fletë që na është bërë si det, e cilla po thellohet çdo ditë e më shumë nga malli dhe lotët për Ty.

Shkrujam aq fort qe as laps as leter nuk perballon dhimbjen qe kemi per ty.

Nuk di ku të fillojmë e ku të mbarojmë  se ka shumë , shumë çka të shkruajmë për Ty, ka shumë qaste te bukur ne jeten ton qe ne duam gjdo dite ta mbushim Gazeten me perkujtime per ty.

Por sot është 22. Prill i eger, te cilin s'do ta harojmë kurrë, se gjysma e jone  mbeti këtu , e ne gjysmës erdhi me ty ne parajs.

Bota thotë: kalon me kohën , per ne ndodh pikërisht kështu që nga dita kur Ti ike, ditën  kur qielli mu errësua, dyert u mbyllën, zhurmat heshtën, dhe bota sikurse ra në një gjumë të thellë, Ti prape vjen në mendimet e tona për të na dëshmuar se nuk ka tingull që na lumturon më shumë se sa zëri yt.

Të falënderojm që na ke lënë kujtime të ngrohta , i shfrytëzoj si mbulesë, sa herë që takohem me pjesën e akullt të botës. Po nuk të falënderojm që na le në kohët kur ngrohtësia jote na duhet e gjallë!

Koha nuk shëron plagët, ajo të mëson si të jetohet me to….

Të Përkujtojnë me Mall: Babai Brahim M. Rama, Nëna Nushe Rama

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Data 22. Pril do të jetë data më e mallkuar ne jeten ton, ku na ndaloi në gjysmë buz?qeshjen tënde. Sot u bën plot 10- vit pa ty NIK. Arrijmë t’i ngrohim zemrat tona me kujtimin për Ty i shtrejnti ynë Vëlla, duke kujtua dashurinë e madhe që na le ne zemrat tona. Nuk nuk do jetë e lehtë të marrësh lapsin e të shkruash sa ca rreshta malli dhe dhimbje kemi për ty . Çdo fjalë që shkruaj është e paktë që ta përshkruaj zbrastin dhe malin për ty.

Na mungojnë fjalët e ëmbla dhe të urta me të cilat dite të na sygjyrosh si është më së miri. Kaluan plot 10- vite që na humbi lumturia që kishim me ty. Lotët nuk kanë të ndalur, por gjithmonë do të krenohem që pata një Vëlla fisnik dhe bujar. Puna, vepra dhe fjalët tua do të mbesin gjithmonë udhërrëfim për ne.

Me mall të pashuar të përkujtojnë: Motra Arjeta me Bashkëshortin Avni Kastrati, fëmijët: Alisa, Adnani dhe Aurela.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Nuk munde t’i presësh rrezet e ndritshme të diellit të ditës së 22 Prilit të vitit 2007,

por u nise rrugës së bardhë e të ndritur për amshim. Pas një dimri të acartë e të egër lulet filluan të zgjohen ngadalë, por ti rrugës së amshimit ike duke shikuar kah qielli, për t’u strehuar.

Neve na le gojëhapur e zemërndrydhur duke pritur kthimin tënd. Tashmë jemi bindur se je atje nën strehën tënde, por mungesa e jote po na mundon, sepse ishe shpresa e gëzimit i pari dhe i vetmi në familje.

Ti ishe dhe mbetesh lulja dhe kurora më e çmuar e gjirit e familjes.
Te perqafojm me malë, me shpres që një ditë te takohem ne amshim nën shtresat e gjirit të Tokë.

Me lot në Sy, Të Përkujtojnë: Motra Arbureta me Bashkëshortin Bajram Demaj, fëmijët: Ermira, Alma, Etjola dhe Doriani.

----------------------------------------------------------------------------------------------------

NIK me 22. Prill u bën 10- vjet qe u ndave nga me të dashurit e tu që shumë i deshtë dhe shumë të dashtem. E mallkojmë shum muajn Prill edhe pse eshte i Bukur, i bukur ashtu siq ishte ti i dashur Vëlla. Prilli nuk te la me u rritë i lumtur ashtu siç ishe, po ta mori jetën dhe ne mbetem pa gëzim, lumturinë dhe buzëqeshjen tënde. Fisikisht s’je më ne mesin tonë , kjo neve na vështirson jeten gjdo ditë. Nuk ka ditë as natë qe s’je në mendjen tonë po edhe që s’të shohim. Kudo qe shkojmë, çka do që bëjmë ti NIK neve na mungon.

Të kujtojnë me Mall: Motra Argita me Bashkëshortin Sami Boletini, Fëmijët: Erindi dhe Erisi.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sot, u bënë 10- vite pa Ty i dashur NIK

Shumë vështirë qenka të shkruhet përkujtimi për Ty Vëlla.

S'ka lot as fjalë , as vajë , që e përshkruan dhembjen dhe mallin për Ty.

Vitet ikin e malli dhe dhembja veq sa shtohet edhe më shumë.

As koha që kalon, as fjalët ngushëlluese nuk e shuajnë dhembjen dhe mallin për Ty.
Muajt sa vijnë e shkojnë e dhembja për Ty veq na shtohet.

Pra realiteti na mësoi që asgjë nuk do të na largoj dhimbjen për Ty i vlefshmi jonë.

Me kujtimi te pavdekshëm : Motra Arnita me bashkëshortin Gazmend Kadrija, Mbesa Adea, Nipat Ledioni, Nolani dhe Dilani.

----------------------------------------------------------------------------------------------------

Të përkujtosh një engjull si ti është pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë, është mendimi më i natyrshëm dhe më spontan për njerëzit që të duan edhe përtej dhimbjes edhe përtej kësaj jete. Ike pa lamtumirë ashtu sikur zogjët shtegtarë që lëshojnë foletë e tyre ashtu ike dhe ti atë mengjesin e 22 Prillit që do të mbetet dita më e hidhur e jetës për të gjithë ata që njohën bukurinë dhe madhështinë e shpirtit tënd.

Sa shumë na mungon ajo buzëqeshja jote e ëmbël dhe plot jetë, ai shikimi yt i bukur që reflektonte pozitivitet, ajo gjallëri e jotja që vetëm ti munde të jepjesh neve. ti jeton përjetësisht në zemrat tona.

Të Kujtojnë me Mall: Motra Aferdita me Bashkëshortin Afrim Ibraimi dhe Nipi Rajani dhe mbesën Emmy.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat