Kadri Mehmet Pajaziti

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Kadri Mehmet Pajaziti

Më: 2 maj 2017 Në ora: 00:42
Kadri Mehmet Pajaziti

Sot u bënë 1 vjet që kur fillove përjetësinë, Babi.

Kemi menduar shumë për ty dhe ndjehemi të  pikëlluar! Ndjehemi të ngarkuar me mall e dashuri për ty, pikërisht çdo çast! Mungesa jote na shoqëron çdo kund, në çdo gjë që na rrethon.

Sa dëshirojmë të të shtrëngojmë dorën tënde, dhe të ulemi bashkë me ty dhe të kuvendonim e të gëzoheshim bashke! Por ti edhe nga fotoja ku te shikojmë, nuk na thua asnjë fjalë! Je kthyer i padukshëm dhe gjithmonë je me ne!

Babi, Vdekja jote ende na ndez dhembjen ne shpirt! Shkove në përjetësi në kohen kur më së shumti kishim nevojë për TY. Sot kur mbushet një vit pa Ty, neve na del parasysh jeta jote me plot përkujdesje ndaj familjes, miqve dhe atdheut. Ti i dashur Babi, akoma je i gjallë në zemrat tona dhe gjithmonë do të jesh në kujtesën tonë, sepse virtyti yt njerëzor ishte i madh dhe tepër i dashur për të gjithë.

Kujtimet tua gjithmonë do të jenë pjesë e jetës sonë. TI, gjithmonë do të jesh JETA JONË.

Do të mundohemi të jemi shembull i urtësisë, bujarisë dhe veprave tua, dhe me kryelartësi do të vazhdojmë rrugën të cilën na e shtrove ti. Jemi krenar që te patëm dhe të themi se të duam shumë, BABI.

Me mall e dashuri: Nena Hava, Bashkëshortja Sabrija, vajzat Sabina e Betina, djemt Besniku e Besjani si dhe mbar Familja Pajaziti nga Dobroshi dhe Werdohli i Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat