Tom (Rrok) Gjokaj

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Tom (Rrok) Gjokaj

Më: 6 maj 2017 Në ora: 01:19
Tom (Rrok) Gjokaj

Me 07 Maj 2017, mbushen Tetëmbëdhjetë  vite që kur vdekja mori në krahët e saj vëllain tonë  Tomën, për të lënë përgjithmonë në  zemrat tona Kujtimin tënd.

Edhe sot pas Tetëmbëdhjetë  vitesh kujtimi për ty është i freskët vëlla.

Për herë te fundit u takuam në Shqipëri, ku mu betove se do të hakmerresh për çdo pik gjak shqiptari të derdhur. Por ja që fati nuk e deshi, dhe ti ja fale edhe gjakun tënd Kosovës, që aq shumë e deshe.

Shëmbëlltyra jote do të mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshme, e neve s`na mbetet tjetër veçse të kujtojmë me mall gjerë në varr.

I përjetshëm do të mbetet kujtimi i yt në zemrat tona.

E përkujtojnë me mall Nena Gjyla, Bashkëshortja Vitorja, Djali Vigjilenti, vëllai Preni me Bashkëshorten Floren dhe mbare Familjen Gjokaj nga Dashinoci.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat