Më 21.07.2017 Bëhen 40 ditë pa më të dashurin tonë
Thonë se koha shëron plagët , ditët kalojnë por dhembja dhe malli për Ty sa vijnë e shtohen.
Shtëpia është e zbrazët pa Ty.Kudo ndihet mungesa jote, jetojmë çdo ditë në kujtimet dhe fjalët tuaja të ëmbla.
Mburremi që të patëm një bashkëshort dhe një Baba si Ty. LAL e patëm jetën e lumtur me plotë hare por tani vdekja u bë helm për ne .
Të kujtojmë dhe s'të harrojmë: Bashkëshortja Hysnija, djemtë Arbeni,Armendi, Albani, Reja Filloreta dhe nipat Donati, Doarti.