Agim U. Kelmendi

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Agim U. Kelmendi

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 00:51
Agim U. Kelmendi

Më   23.07.2017 bëhen 1 vit  pa Bashkëshortin,Babain,Gjyshin tonë  të dashur

Si ke fjetur i dhëmshuri im , Mirëmëngjes , si ke fjetur , aty poshtë pa mua ?

Erdha prapë sot , të përshëndes dhe sërish të themë se sa të dua.

Unë , këtu lartë s'fjeta fare , preka bashkë me Ty , çdo kujtim .Shpirtin ma pushtoi një brengë e madhe,lodhja jote ..vite pambarim.

Tani çlodhu i lodhuri im , prej këtej ike punëmbaruar . Fëmijët e tu vepra më sublime , se harrojnë klloçkën e munduar,

shpirti yt , me mallë i ka bekuar , ndaj me lotë e shprehin dashurinë ..

Por Ti fli , prehu pa merak , lulet s'do ti ndajmë asnjë ditë .

Tani sapo shtova edhe një zambak . Të rri hijshëm , si një luledritë kur të zgjohesh , na vështro nga lartë.

Jemi të bashkuar si përherë , prandaj mbrona me krahët e artë.

Syri i ligë nuk derdh lotë por vrerë.

Me mallë të përjetshëm : Bashkëshortja Nexhmija, Djemtë Kreshniku, Albani, Albini, vajzat Arbresha, Arlinda, Albulena, nipat , mbesat , nga Austria dhe Pavlani .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat