Vilson Duhanaj

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Vilson Duhanaj

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 00:21
Vilson Duhanaj

Sot, më  1.08.2017 bëhen 2 vite nga ndarja fizike e më të dashurit tonë

Bashkëshort dhe Baba i dashur,Vilson, po bëhen  dy vite nga ndarja jote fizike , mirëpo ne assesi nuk mund të besojmë se nuk gjendesh më në mesin tonë.

Unë , bashkëshortja jote , Antoneta dhe dy fëmijët e tua , Gjuliana e Gjastini , nuk mund ta pranojmë fatin e hidhur se nuk të kemi pranë , me atë dashurinë tënde të 

zjarrtë , buzëqeshjet tuaja të ëmbla,ngrohtësinë tënde të thellë..

Ikja jote në botën e amshueshme në mendjen dhe zemrat tona ka shkaktruar një zbrazëtirë  të humnershme dhe të pafund.Ishe një bashkëshort , dhe prind tepër i dashur dhe i përkushtuar.

Sot , në vend që të shënojmë përvjetorin tënd të 40-vjetorit të lindjes sate , duhet të shkruajmë këtë përkujtim për Ty, më i çmueshmi ynë.Këtë përkujtim që si vullkan buron nga ama e shpirtin të më të dashurve të tu,që shpalosi vuajtjet,mallin dhe dhimbjen për mungesën tënde.

Bashkëshort dhe Baba i dashur , i shtrenjti Vilson , 

MALLI DHE DHIMBJA PËR TY , nuk maten dot me asgjë në këtë botë.

Këtë mallë dhe këtë dhimbje të padurueshme , nuk e shuan as magjia e fjalës , as zjarri i shpirtit,as krenaria që të patëm kaq dinjitoz , as vepra jote jetësore plot dëlirësi,as dashuria njerëzore që gjatë gjithë jetës na e dhurove . Ndaj , i përjetshëm dhe i freskët do të mbetet kujtimi për Ty , përgjithmonë.

Në jetë obligimin ndaj nesh e ke kryer me dinjitetin më të lartë.

Virtytet e tua , fjalët dhe mesazhet që na i ke lënë do të reflektojnë dritë.

Me mallë të pashuar të përkujtojnë: Bashkëshortja Antonete Duhanaj - Heqimi , vajza Gjuliana dhe djali Gjastini  nga Zvicrra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat