Vilson Duhanaj

Perkujtime

E mërkurë, 08 maj 2024

Vilson Duhanaj

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 00:27
Vilson Duhanaj

Sot më 1 Gusht bëhen  dy vite që u nda nga jeta djali jonë Vilsoni.Sot , para dy vitesh , ishte ora 3 e mëngjesit , një natë e ftoftë dhe e ngrirë,

një natë e zezë e cila ti ndërpreu të gjitha ëndrrat e jetës.

Papritmas u ndave nga familja jote,u ndave edhe nga shoqëria.U ndave edhe nga prindërit e tu.U ndave edhe nga një vëlla që nuk pate shumë.

Na le të vetmuar pa kujtuar largimin tënd djali jonë.

Mungesa jote është e pashmangshme . Nuk ka peshore që e matë . Ashtu sikurse edhe që e kemi dhimbjen për ikjen tënde të parakoshme.

Të gjithë të kujtojmë e shumë as nuk duam të besojmë se nuk je më me ne.Ende i ruaj të freskëta çdo gjë tënden.I shikoj punimet e tua sa ishe në shkollë.

I shiqoj fotot e tua me shokët e klasës.Shpresoj se do të jesh i gjallë , do të kthehesh.Por JO , ti ke marrë një rrugë pa kthim.Dhe jam e sigurt se na sheh nga larg.

2 vite pa Ty djali jonë.Pa buzëqeshjen tënde,pa praninë tënde,pa fjalët e tua të ëmbla.

Na mungon shumë djali jonë.

Shpejt shkuan dy vite . Nuk e gëzove rininë tënde.Nuk u gëzove me rritjen e fëmijëve tu.Fëmija po rriten,por me mungesën e babait.

Si prind i dashur , si bashkëshort  i mirë.Si djalë , si prind ashtu siq ishe vëlla për vëllanë.

2 vite Vilson Nënë kaluan si një ditë. Ike para kohe duke na lënë kujtimin tënd të përjetshëm,të bukur e të paharruar.Gjithqka ndryshoi me kalimin tënd në amshim.

Jeta jonë morri tjetër mërzi.Pranverat po dalin me lule  por zemrat tona të helmuara.Nuk kam më fuqi të shkruaj  më tepër fjalë sepse më peshojnë më rëndë se një mal.

Qoft i përjetshëm kujtimi për Ty.Djali jonë pushofsh në paqe !

Me shumë mallë të kujtojnë  Familja me lot në sy për të uruar djali jonë  40 vjetorin Ty , në varr i mbuluar , me dhe të zi.

Një lot Malli  nga syri pikoi,

udhëtoi nëpër faqe dhe te buza përfundoi,

nga thellësia e zemrës,aty ku të kam fshehur unë Ty.

Një zë i ëmbël mu përgjigj me butësi,

krejt këto fjalë që i shkrova , krejt me  lot i lotova.

Të përkujtojnë me mallë : Prindërit Luzi , Manikja, Bashkëshortja Antoneta,fëmijët Gjuliana e Gjastini i vogël, vëllau Petriti që kurrë nuk do të të  harroi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat