Familja Metaj

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Familja Metaj

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 00:15
Familja Metaj

Sot më 8 Gusht u bënë 9 vite nga ndarja aksidentale e më të dashurve tanë

Mustafë Xhemail Metaj - 07.04.1950 - 25.08.2008

Besarta Teki Metaj - 26.01.2003 - 08.08.2008

Gonxhe Ramaj Metaj - 10.10.1981 - 08.08.2008

Besnik Mustafë Metaj - 13.09.1983 - 08.08.2008

Teki Mustafë Metaj - 16.04.1979 - 08.08.2008

Besart Teki Metaj - 19.03.2005 - 08.08.2008

E dashur familja ime!

Sot morra lapsin dhe një letër në duar dhe nisa t’ju shkruaj edhe pse këtë letër nuk do të mund ta lexoni, unë e shkruaj me shum dhimbje. E nis me Ty baba i dashur që ike për të mos u kthyer më kurrë tek vajza jote, për Ju vëllezërit e mi që tani e moret një rrugë gurbeti të pakëthyeshëm, për Ty kunata ime që mundohesha të blija gjërat më të bukura nga të gjitha nuset, si dhe për Ju engjujt e vegjël Besarta dhe Besarti. Sot pas nëntë vitesh zemra dhe mendja nuk munden, por as nuk duan të pajtohen me humbjen tuaj, sepse shumë gjëra të vështira kaluam por ishim gjithmonë së bashku pranë njëri tjetrit.

Më kujtohet kur babai ishte në gurbet dhe mori nënën, ne ishim të vegjël, mirëpo unë si motra e madhe mundohesha të kujdesësha për Ju edhe pse s’kishim shumë vite diferencë unë mundohesha të kujdesem për Tekin, Besen, Besnikun, po ja që fati i keq na ndau nga dy vëllezërit që për mua ishte sikur të kisha humbur dy fëmijë. Lotët s’më thahen as për Besarten që e doja sikur të ishte vajza ime. Më kujtohet kur mblidhte gjërat e saj dhe donte të vinte tek unë sepse thoshte : Unë jam vajza e Dades po ashtu Besarti i vogël kur xhelozonte dhe thoshte : Ti i blenë Besartes më shumë gjëra se mua. Ah sa e vështirë kjo botë mizore të jetohet pa Ju. Ne gjithmonë mbetem me shpresën se një ditë do të trokisnit në derën tonë dhe do të mund  t'ju përqafoja e mos  t'ju lëshoi më kurrë, por kjo mbeti veqse një shpresë dhe që kohen s’po mundë ta këthente më askush mbrapa.

Gjithmonë të pa harruar ju kujton : Vajza Fadileti me bashkëshortin Gëzimin, fëmijët Egzonen, Egzonin, Eridonin.?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat