Familja Metaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Familja Metaj

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 00:17
Familja Metaj

Sot më 8 gusht u bënë 9 vite nga ndarja aksidentale e më të dashurve tanë

Mustafë Xhemail Metaj - 07.04.1950 - 25.08.2008

Besarta Teki Metaj - 26.01.2003 - 08.08.2008

Gonxhe Ramaj Metaj - 10.10.1981 - 08.08.2008

Besnik Mustafë Metaj - 13.09.1983 - 08.08.2008

Teki Mustafë Metaj - 16.04.1979 - 08.08.2008

Besart Teki Metaj - 19.03.2005 - 08.08.2008

Të ndash gjysmën e jetës me një njeri, të krijosh familje, ti ndash të mirat dhe të këqijat , qenka shumë e vështirë ta humbësh  e të vazhdosh jetën. E po ashtu të lindësh dhe gjithë mundin ti rrisësh fëmijët është ndjenja më e bukur që mund ta ketë një Nënë… eh sa mizore paska qenë jeta për mua që më ndau nga fëmijët e mi, që një herë i rrita pa baba i cili ishte në gurbet dhe unë duhej të merrja rrolin e të qenit nënë e baba për ta.

Sa herë kujtojë Tekin që përshëndetej me babain dhe fjalët kur i thoshte: Të lutem babi këthe koken dhe njëherë ta shof fytyrën se më plasi zemra. Tash ato fjalë po i përsërisë unë por s’po mundem të ju gjejë askund! Dëgjojë vetëm zërat e juaj që mbetën në veshin tim,dëgjoj Besnikun kur më thoshte mamushi im,  dëgjojë Besartën kur gëzohej vikendeve sepse kisha pushim dhe vinte të flinim bashkë, dëgjojë Besartin kur thoshte : Jam bërë burrë i shtëpisë e po ashtu kur shkojmë tek të afërmit shikoj nëse Gongjja është rregulluar dhe e thërras. Ah çfarë të bëjë nëna e shkretë që kam mbetur në mes të dy zjarresh ? Në njerën anë më mungoni Ju, në anën tjetër janë: Fadileti, Besa dhe Behari që vuajnë si unë për humbjen tuaj çdo vit që kalon po bëhet më i vështirë për ne , mirëpo ne jetojmë për të vazhduar rrugën tuaj, të kemi nderë dhe rrespekt siq keni dëshiruar gjithmonë ta keni shtëpinë.

Pres me pa durim të bashkohemi me ju të dashurit e mi, shpresoj dhe i lutem zotit që deri në atë moment të jem siq kam qenë dhe të krenoheni me mua.

Me pikëllim të thellë ju përkujtojnë : Nëna Rukmona, dhe vëllau Behari me bashkëshorten Kosovaren dhe fëmijët Besarten, Tekin, Besnikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat