Shpresa (Dervishaj) Kelmendi

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Shpresa (Dervishaj) Kelmendi

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 00:39
Shpresa (Dervishaj) Kelmendi

Sot më 09.09.2017 bëhen 7 ditë vuajtje e pikëlim të thellë , që kur u nda nga jeta bashkëshortja ime e nderuar dhe e  dashur

Ajo rreze dielli që depërtone nëpër dritaren e jetës sime , dhe më përshendeste me plot dashuri e respekt ishe Ti .

Tani pyes Perëndinë , ç'faj kam bërë , ç ' gjynah paguaj pa Ty , moj Shpresa ime e dashur ..

Ditët e jetës sime pa Ty nuk janë më të ëmbla si dikur me Ty.

Ishe shpirtbardhe si engjull i vërtetë i Perëndisë.

Uroj që tani të pushosh e qetë në parajsën plot lule që ta ka ngritur Perëndia pranë vetës së tij.

Përherë me respekt e mallë të përkujton : Bashkëshorti Naseri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat