Adem Ukë Shtanaj

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Adem Ukë Shtanaj

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 00:05
Adem Ukë Shtanaj

Dy vite pa ty. Sa e sa fjalë mbetën pa u thënë… Vendi yt në tavolinë tani është i zbraztë dhe ne duket se ende presim kthimin tënd nga një udhëtim i largët, që të ulesh prapë afër neve dhe të na tregosh për përjetimet tua, ashtu si kohërave tjera… Por, ti nuk do të kthehesh më. Udhëtimi yt në këtë botë mori fund.

Ende trishtohemi, se çdo natë që vije, na mëson, se ti nuk do kthehesh as sonte.

Nipi yt të kërkon dhe nuk e akcepton se humbi „Babën Demë“ përgjithmonë, është ende i vogël për të kuptuar. Si tja shpjegojmë
braktisjen?

Por as ne te rriturit nuk kuptojmë… Vdekja nuk kuptohet. Trupin tënd ajo na e mori, por gjurmët e dashurisë mbesin përgjithmonë në ne, me ne…

Të përkujtojnë me mallë nga Gjermania: Bashkëshortja Sofija, vajza Anita, djemtë Armendi, Alberti dhe Uka me bashkëshorte dhe fëmijë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat