Beqir Shala

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Beqir Shala

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 07:24
Beqir Shala

Ishe mësues intelektual, bëmirës zemërgjërë, atdhedashës krenar - pak janë këto veti që të përshkruajnë ty - Papi i dashur. Na ke thënë disa herë, mos mërziti me Papin, se ja kam arrit qëllimit, kam familje të mrekullueshme. Po ne kemi dhimbje në shpirt, se ti shumë herët na le.

Zemra e mamit  tani është thyer, se dashuria juaj ishte e jashtëzakonshme, Papi. Këshillat tua për bizneset e Ardit dhe Agronit u mungojnë, se ishin kuptimplote. Festa e ditëlindjes së përbashket e Dijes dhe Letes nuk do jetë më e njëjtë pa ty o Papi, se ti i bie qiftelisë fort bukur. Meri dhe Gia dëgjojshin me aq dëshirë biografinë tënde, se ishte e bujshme. Aferditën e fute në zemër shpejt, se me fjalë të ëmbla të kënaqte. Por Papi, ç‘ti bëjmë zemrës tënde Buqes? Ajo assesi s‘pajtohet me mungesën tënde, se t’a ka plotësuar çdo dëshirë qe ke shpreh.

Por ne do mundohemi të jemi kryelart, siç na ke mësuar ti dhe mos t‘i nënshtrohemi asnjë sfide. Fjalët e tua të qarta do t‘i kemi prioritet. Papi, do na mungon gjithkund. Në zemrat tona do jesh gjithmonë i pavdekshëm.

Të kujtojnë me mall: Bashkëshortja Rukija, Vajzat Dijana, Violeta dhe Burbuqja, Djali Ardiani me nusen Aferditen, Djali Agroni, Mbesa Marigona dhe nipi Ganiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat