Elbasan (Rifat) Kastrati

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Elbasan (Rifat) Kastrati

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 00:17
Elbasan (Rifat) Kastrati

Sot u bën dy vite pa më të dashurin tonë, dy vite pa Engjëllin tonë. Malli dhe dhimbja më shtohet çdo ditë e më tepër për ty. Asgjë në këtë Botë nuk është si më parë, po kalojnë javët, muaj dhe vitet, por malli dhe dashuria për ty gjithmonë do të mbetet në zemrat dhe mendjen tonë.

Mungesa dhe malli për ty nuk shprehet as me fjalë, as me lot, por ajo është thellë në brendësin e shpirtit tonë. Jetës sonë ju shtua jo një dhimbje por një helm i përjetshëm. Ishe shembull i bujarisë e i mirësisë dhe i tillë do të mbetesh përherë në kujtesën tonë.

Mungesa e jote do të jetë përherë plagë e pa shëruar në zemrat tona. Faleminderit që na le faqebardhë, ballëhapur dhe krenarë. Do të jeshë gjithmonë i përjetshëm dhe i pa harruar.

Të kujtojmë me mall: Bashkëshortja Arbnorja, djemtë Arianiti dhe Elbasani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat