Zekë (Selmon) Stojkaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Zekë (Selmon) Stojkaj

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 09:19
Zekë (Selmon) Stojkaj

Sot me 23 dhjetor 2017 u bën dy vite kur u nda nga jeta, Babai, bashkëshorti, vëllai, e gjyshi jonë i pa harruar.

Sot u bën dy vite pa TY, bashkëshorti, vëllai, gjyshi dhe shumë i dashuri baba. Është përsëri kjo kohë e veçantë e vitit, përsëri. Dita kur koha duket sikur ngrin dhe e gjithë bota jonë vërtitet rreth një momenti. Ndonëse sot është dita kur Ti ike përgjithmonë, ne të kujtojmë Ty gjatë gjithë kohës dhe asnjë ditë nuk kalon pa të pasur Ty në mendimet tona. Çdo fund vit njerëzit i gëzon, por për ne Viti i Ri ishte edhe diçka më shumë se në tërë botën. Ishe TI mrekullia e këtij gëzimi, sepse të gjithë të pritnim më padurim të na vije nga kurbeti dhe në ngrohtësinë e prehrit tënd, ti kalonim ditët e ftohta të ndërrimit të moteve. Ishim, jemi dhe do të jemi përjetë krenarë me TY, për veprën Tënde dhe jetën Tënde të cilën e shkrive në kurbet vetëm për  mirëqenien tonë. Ashtu siç TI me djersën tënde na bëre jetën tonë të lehtë, ashtu të qoftë i lehtë dheu i asaj bote i  stolisur me lulet e parajsës!

Të përkujtojnë përherë me mall e respekt: Familja Jote e madhe Stojkaj nga Zvicra, Suedia dhe Kosova!

Pusho i qetë në përjetësi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat