Alush (Brahim) Dervishaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Alush (Brahim) Dervishaj

Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 00:32
Alush (Brahim) Dervishaj

Vështirë e kam ta shkruaj përkujtimin për Ty. Jeta vazhdon, koha nuk ndalet.

Por kujtimi për y është i gjallë në zemrat tona. Ishe bashkëshort, Baba dhe Gjysh i mirë.

Çdo herë i buzëqeshur, i qetë , i sjellshëm, me fjalë të ëmbla.. I rrite 8 fëmijë me supet e tua të lodhura nga vuajtja, por çdo herë i buzëqeshur. Nuk e mendova këtë ndarje kaq të shpejtë. A thua nuk të pëlqeu jeta pas vdekjes së birit Shkëlqimit, si nuk të erdhi keq nga Bashkëshortja e jote që të deshti aq shumë dhe ti e deshte pa masë.

Unë e kisha një plagë në zemër për vdekjen e birit tim, pse o Alush ike edhe Ti e më le në vetmi?

Vështirë e kam të përballoj dy plagë, kaq të rënda në zemrën time. O zot O Perëndi, pse mi morre dy më të dashurit e mi?

Me respekt e krenari përkulem para varrit tënd, por në zemrën time jeton gjithmonë.

Të përkujton Bashkëshortja Gjylshahi, djemtë Astriti, Anisi, Vajzat Liza, Albina, Arjeta, Lendita, Labinota, reja Shkëndija me fëmijët Amelën dhe djalin Shkëlqimin, që e gëzon emrin e Xhaxhait.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat