Valentina (Gjoni) Nokaj

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Valentina (Gjoni) Nokaj

Më: 5 janar 2018 Në ora: 00:08
Valentina (Gjoni) Nokaj

Sot me 5 -1-2018 u bën një vit pa ty motër e dashur Valentinë, plot vuajtje, mall e lot. Motër e dashur thonë se koha shëron plagët por dhimbja për ty sa vjen e shtohet, si at dit qe te mori vdekja, si sot pas 1 viti.

Edhe pse ti i lë mbrapa dy vajza e një djalë shumë të edukuar, prapëseprapë s’mud të ma shuajnë mallin as nuk m’i ndalin lotët për ty motër e dashur. Ty të pata gjithçka ne jetë.

S’ka lot as vaj që ma shuajnë mallin për ty, secila dit është ma e rëndë se tjetra, më ka marr malli për ty motër, të të shoh fytyrën tënde engjëllore. Buzëqeshja butësija, respekti e dashuria që i kishe për ne dhe të afërmit e tu nuk vdesin kurrë.

Pse oj bukuroshja e motrës ike në kohën ma të bukur të jetës e na lë gjithë jetën me lot në sy e të jetojmë pa prezencën fizike tuajën. Valentinë kam shumë për të biseduar me ty, porse pusho e qetë në parajsën e qiellit, por kurrë kurrë nuk do të harrojmë.

Me dashuri e krenari e me lot për gjithë jetën të përkujtojnë motra Valbonja me bashkëshortin Tush Markin e fëmijët, Mimozen, Prenken, Linden, Brigitta me bashkëshortin Gencin dhe fëmijët Leon e Luisin nga Luzerni, Zugi e Kroacia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat