Gjon (Zef) Hamza

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Gjon (Zef) Hamza

Më: 22 janar 2018 Në ora: 00:32
Gjon (Zef) Hamza

Ehhh... sa mall për Ty o vëlla, e si po shkojnë këto ditë veç për Ty tuj qa, e u ba një muaj pa Ty, po për Ty vëlla vetëm mallin po na shton. Jeta qenka e vështirë pa Ty me jetu, se motra pa vëlla si zogu pa krah. Nuk po di si me u forcu se mendjen nga ti nuk po mundem me largua, se kemi shumë kujtime të vështira për Ty o vëlla, këto kujtime veç ma shumë janë tum ranu. Edhe sëmundja të pat kaplu në moshën ma të mirë, shkove në amshim që neve vëlla na le në pikëllim, të patëm të vetmin na ike nga kjo botë, motra jote Dusha do të kujtojë me lot.

E kujton me mall motra Dusha me bashkëshortin Gjergjin, kujtimit i bashkangjiten nipat, Nikolla, Antoni, Nue, Marki dhe mbesat Tereza dhe Vjollca.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat