6 vite pa Djalin dhe Vëllaun tonë të dashur
Vëlla, sa shpejtë kaluan 6 vite pa të parë.
24 Marsin nuk do e harroj kurrë, kur morrëm lajmin e hidhur se Ti ndërrove jetë.
Ike i ri , në kohën më të mirë të jetës.
Ishe i dashur dhe gjithmonë me vullnet për të jetuar.
Sa shumë na mungon dhe mundohemi të jemi të fortë.
Të kujtojmë vazhdimisht me shumë mallë dhe dashuri.
Me mallë të përkujtojmë: Baba Mujë, Nëna Shkurta, Vëllezërit Halili, Merlindi, motrat Launora, Labinorja, kunata Dijana, nipi Ermini dhe mbesa Lorina.