Sot, më 29.03.2018 u bënë 19 vite pa më të dashurin tonë
I dashur Baba, vdekja të rrëmbeu pa e parë lirinë që aq shumë e deshe.
Ike në amshim në moshën 68 vjeçare, duke na lënë përherë të pikëlluar me dhembje në zemër, por edhe me brengën e përjetshme për
pamundësinë e ofrimit të tërë ndihmës së nevojshme mjekësore për shkak të rrethanave të atëhershme të luftës.
Mungesën tënde e ndjejmë në çdo etapë të jetës , por ndjehemi krenarë që edhe në momentet më të vështira, ju përgjigje zërit të atdheut me pjesëmarrjen aktive në aprovimin e dy akteve themelore të shtetësisë së Kosovës.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për Ty.
Të kujtojnë: Bashkëshortja Filja, djemtë Ndou, Gjeni e Viktori, vajzat, rejat, nipat e mbesat, dhe mbarë familja Shabanaj nga Krusheva e Vogël, Klinë.