Sot bëhen 6 vite nga ndarja jote Gjyshja ime
Çdo ditë, muaj dhe çdo vit me shumë dhimbje dhe pikëllim në zemrat tona ,
Kalon viti dhe vije momenti që të shkruaj përkujtim për Ty Gjyshja ime.
Çdo ditë të kujtojmë me mallë,flasim me fjalët e tua që kanë rëndësi për secilin prej nesh dhe zënë vend në gjithë botën dhe jam e bindur që do të përcillen brez pas brezi.
Çfarë të them për Ty Gjyshja ime , çdo herë fjalët e njejtë , bujaria jote , trimëria dhe veprat e tua mbresëlënëse kujtohen gjithmonë,
ngado që të shkoj jam krenare edhe kur më flasin njerëzir dhe kur unë ju flas për Ty, sepse çdo njeri mburret me Ty dhe veprat e tua.
Ti shkove nga kjo botë në kohën kur duhej ti shihje lulet se si çelin , ta shihje stinën e pranverës se si po vije , ta shikoje diellin sesi i lëshon rrezet e tij, por vdekja të morri herët nga ne , ike nga kjo botë si një lule që nuk do të vyshket asnjëherë , u bëre engjull dhe tani po na shikon lart nga qielli Gjyshja ime.
Të gjithë i bëre me lot në faqe , në zemrat e çdonjërit ka mallë,dhimbje dhe pikëllim.Nga kjo jetë e morre edhe Gjyshin , nuk e lejove që të rrijë edhe ndonjë ditë me ne, nuk e lejove që ta përqafojnë nipat dhe mbesat dhe që të na jep këshilla për jetën.
E kërkojmë në çdo anë të shtëpisë, e thërrasim por nuk na përgjigjet. Duam tregime dhe përralla por nuk ka kush të na rrëfej, sepse vdekja është kështu të merr nga bota,
jeta dhe familja pa e pritur as pa e menduar. U bëtë engjuj të Zotit dhe po jetoni në Parajsë në mes të luleve.Jam e bindur se dy shpirtra sikurse Ju Zoti ju ka bashkuar në Xhehnet dhe po vazhdoni jetën në botën e luleve.
Me shumë mallë, dhimbje dhe pikëllim të përkujtojnë:
Mbesa jote Hate Hadërgjonaj që të don shumë dhe nuk të harron kurrë.