Hyse (Gashi) Pelaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Hyse (Gashi) Pelaj

Më: 18 prill 2018 Në ora: 00:18
Hyse Pelaj

"Koha i shëron plagët" është një shprehjë që vlen tek shumë ndodhi të jetës, por tek ne edhe mbas 20 vitesh plagët tona ende janë të hapura dhe nuk besoj se do të shërohen ndonjëherë. Mungesa jote po na i zgjeron plagët për çdo vit dhe po na e tregon rëndësinë tënde që ishe shtyllë për familjen tonë. Dëshira jote për një familje të madhe tani është plotësuar – je gjyshe e paharruar e dhjetë nipave dhe mbesave. Nënë e dashur, ti do të mbetesh në zemrat tona deri sa të vdesim, jo vetëm për ne por edhe për gjeneratat e ardhshme që nuk pate rastin t`i njohësh.

Të përkujtojmë me mall: Djemtë Skënderi, Arbeni, Enveri, Ylberi, Selveri; Rejat: Lulja, Besa, Diana, Valorina, Merita; Bashkëshorti Hasani; Motra Sala, nipat e mbesat si dhe i gjithë farëfisi i gjërë në Kosovë dhe diasporë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat