Ismet (Nezir) Rexhepi

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Ismet (Nezir) Rexhepi

Më: 2 maj 2018 Në ora: 00:23
Ismet (Nezir) Rexhepi

Edhe pse kaluan 1 vit ne nuk gjejmë fjalë për ta shprehur dhimbjen, pikëllimin, mungesën dhe zbrazëtinë që ke lenë në zemrat tona. Thonë se koha i shëron plagët dhe lehtëson dhimbjen, por asgjë nuk mund të na largoj mallin për TY. Ishe një prind dhe gjysh i urtë dhe bujar jemi krenar që të patëm. Fjalët nuk kanë forcë që ta shprehim dhimbjen, pikëllimin, mungesën dhe zbrazëtinë që ke lenë në zemrat tona.

Fjalët, këshillat, burrëria, urtësia dhe bujaria ishin virtytet tua që ne me mburrje dhe xhelozi do t’i bartim brez pas brezi. Dashuria dhe mirësjellja jote ndjehet kudo në mesin tonë ashtu sikur edhe ti gjithmonë do jesh i pranishëm në mendjen por malli dhe dashuria për Ty do të jetë gjithmonë me ne.

Shpirtbardhësia jote dhe kujdesi i madh që tregove për ne bush i dashur, do të jetë imazh për ne, që do të na përcjell tërë jetën. Ti ishe udhërrëfyes i krenarisë tonë, sepse ne kishim një baba të shtrenjtë, që do të le gjurmë të pashlyera përgjithmonë.

Babai jon Ismet Rexhepi kishte dashuri të madhe për kombin, për zotin dhe për njerëzit, dhe si i tillë ai ju përkiste të gjithëve pa marr parasysh se çfarë feje apo çfarë kombi kishin ata. Ishte njeri i besës dhe i fjalës. Ishte shtylla e familjes tonë. Një burrë i drejtësisë dhe i sinqeritetit. 

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës.

Me plot mallë e dhembje të kujtojnë: Familja Rexhepi nga Malisheva e Gjilanit, farefisi dhe miqësia gjerë nga Diaspora. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat