Alush (Brahim) Dervishaj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Alush (Brahim) Dervishaj

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 00:28
Alush (Brahim) Dervishaj

Sot, më 06.06.2018 u bë një vit nga vdekja e Bashkëshortit dhe Babit tonë të dashur.

Dëshiroj që datën e 6 Qershorit ta largoj nga kalendari se kjo është dita më tragjike për mua.

Kaluan ditët, muajt e u bë një vit mirëpo kujtimi për Ty Alush është i  gjallë në zemrat tona.

Qenka e vështirë të shkruhet e rëndë të mendohet e aq më e rëndë të besohet që nuk je në mesin tonë Bashkëshorti im i dashur.

Ishe Baba dhe gjysh i mirë. Ishe si një engjëll, i dashur dhe bujar.

S'ka lot as vaj që e shuan mallin për Ty secila ditë është më e rëndë se tjetra.

Krenohemi që të patëm.

Por jemi të pikëlluar që të humbëm  përgjithmonë.

Të përkujtojnë: Bashkëshortja Gjylshahi, djemtë Astriti e Anisi, vajzat Elizabeta, Albina, Arjeta, Lendita, Labinota, reja Shkendija, me fëmijët Amelen dhe me djalin Shkëlqimin që e gëzon emrin e Xhaxhait.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat