Bujar Thaqi

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Bujar Thaqi

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 00:05
Bujar Thaqi

Ah sa e vështirë të shkruash përkujtimin e më të dashurit të zemrës. Ishe një baba i mirë, një bashkëshort i mirë. Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona. Na le në gjysmë të rrugës. Si mund ta vazhdojmë jetën pa ty, kur ku do që shkoj më duket sikur të shoh, më duket sikur ta dëgjoj zërin tënd duke më thirrur. Si do mund t’ia dalim pa buzëqeshjen tënde që na shoqëronte çdo çast. Të pata thënë se pa ty nuk mund ta vazhdoj jetën.

Për hir të fëmijëve të mrekullueshëm që i kemi e m’i le përgjegjësi përjetë, do të mundohem të mbledh fuqinë e gjithë botës për t’i kushtuar fëmijëve të mi. Ti kishe dashuri jo veç për familjen, po për të gjithë shokët, kolegët, miqtë, për te gjithë ata që të njohën. I lutem zotit që fëmijët të të ngjajnë ty në çdo aspekt, të jenë shembull me vepra të mira sikur ti. I pavdekshëm do jesh për ne deri në pafundësi.

Se as fjalë nuk ka për ta shprehur dhimbjen për ty. Do jesh thellë në zemra tona deri sa të ndalon zemra së rrahuri. Si mund të jetoj pa frymën tënde? Pse zot e more? Nuk të pata vetëm bashkëshort, por të pata mik, të pata gjithçka në jetë. Mburremi me ty sa të kemi jetë.

Me shumë mall e lot në sy jemi duke shkruar babi për ty. Zemra po na copëtohet kur nuk të kem afër ty. Po kalojnë ditët, po kalojnë muajt por lotët tonë nuk janë larguar. Na ka marr malli o babi të të përqafojmë, na ka marr malli zërin tënd ta dëgjojmë. Ah bre babi në shpirt na vrave, pse i mbylle sytë e nga ne u ndave. Pse moj jetë ti na dënove, nga jeta jonë pse babin na largove. Pse o zot për neve s’pate mëshirë, pse nuk na le me babin bashkë me u rrit. Të duam shumë babi.

E përkujtojnë me mall bashkëshortja Selvija, djali Enisi, vajzat Eliza dhe Erjona.?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat