13 vite pa të parë e pa të puthur zemra e motrës.
Me shumë mall e dhimbje kalojnë këto vite. Kush e di sa vite do të shkruaj me zemër të thyer, sa lot do të derdhen pa ty Bardhyl, vëllai im i dashur.
Të kërkoj mes kujtimesh, të kërkoj mes fotografive, mundohem te thërras në telefon por kot, mundohem ta dëgjoj zërin tënd ,buzëqeshjen e ngrohtë.
Po vjen vera pa ty, por e ftohtë pa ty.
Po me qan syri se pot e kërkon zemra.
S’ka fjalë, s’ka ngushëllim, s’ka lot që mund ta shuaj dhimbjen për Ty.
Krenohemi që të patëm.
Gjithmonë me lot e zemër të këputu: Motra Luljeta, dhëndri Zijadini, nipat Valdrini e Blendi.